Rama: “Kryedemokratit i duhet ende kohë për tu rritur, pasi sjelljet e tij, janë si të një fëmije”

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Rama ironizoi protestat e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Bashkia që Duam”, kreu i qeverisë u shpreh se protesta e opozitës është një furtunë në got.

Ai vërshoi me një lum akuzash e talljesh ndaj kreut të PD-së Basha, e jo vetëm.

Për të, kryedemokratit i duhet ende kohë për tu rritur, pasi sjelljet e tij, janë si të një fëmije.

“Meqë do qajë Luli, ku e ke biberonin?! I dhamë 15 biberona përpara dy vjetësh, ja prap, nuk rritej me metoda mirëkuptimi.

Lë të rrijë në rrugë, dhe të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021.

Ne zgjedhjet do i bëjmë, si me ata, si pa ata. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata, se kjo nuk diskutohet.

Po kur ishit ju në qeveri, sa herë ju ka rraf Dako? Si u bë kjo punë?

Edhe vetëm me rritje, me kë e bëri këtë punë, me Niçen? Nuk na shqetëson.

Nuk është mirë kur ke një opozitë të parritur, por nuk është detyra jonë të rrisim opozitën, është përgjegjësia e tyre, dhe duan ti marrin mish për top të djegin Shqipërinë.

Maksimunin mund ta nxijnë, sepse imazhet shkojnë në televizione andej, kadrinj ka gjithandej. Duan të pengojmë çeljen e negociatave, nuk e di sa do e pengojnë, e bëjnë çështjen më të vështirë, kur opozita hypën nëpër pemë.

Flamuri do pemë që të hypi, në BE hypin të tjerë dykëmbësha, nuk hypin deputetët. Ama edhe nëse na e pengojnë çeljen e negocitave, është përgjegjësia e tyre. Populli nuk është budalla. Kanë frikë nga drejtësia, ndaj ikin nga Parlamenti.

Çfarë kishin për të votuar, i votuan, kokën poshtë e kartonin lartë e mbaroi. Ajo nuk ndalon. Ata e dinë më mirë se të gjithë ne, se çfarë kanë bërë. Ata janë duke parë filma”.

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Rama ironizoi protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Bashkia që Duam”, kreu i qeverisë u shpreh se protesta e opozitës është një furtunë në got. Ai vërshoi me një lum akuzash e talljesh ndaj kreut të PD-së Basha, e jo vetëm. Për të, kryedemokratit i duhet ende kohë për tu rritur, pasi sjelljet e tij, janë si të një fëmije.

“Meqë do qajë Luli, ku e ke biberonin?! I dhamë 15 biberona përpara dy vjetësh, ja prap, nuk rritej me metoda mirëkuptimi. Lë të rrijë në rrugë, dhe të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021.

Ne zgjedhjet do i bëjmë, si me ata, si pa ata. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata, se kjo nuk diskutohet. Po kur ishit ju në qeveri, sa herë ju ka rraf Dako? Si u bë kjo punë?

Edhe vetëm me rritje, me kë e bëri këtë punë, me Niçen? Nuk na shqetëson. Nuk është mirë kur ke një opozitë të parritur, por nuk është detyra jonë të rrisim opozitën, është përgjegjësia e tyre, dhe duan ti marrin mish për top të djegin Shqipërinë.

Loading...