Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur javën duke publikuar një video në rrjetet sociale. Teksa nuk është parë prej disa ditësh në publik Rama ka thënë se ka qenë me grip ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes.
Më tej ai thotë se edhe pse ka qenë i sëmurë nuk e ka ndalur komunikimin me skuadrën e tij për disa nga politikat e qeverisë.
“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironsit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, tha Rama.