Rama/ Kujdes mos na nënvlerësoni, na merrni seriozisht, mos na shifni kshu që ne jemi me shallvare se gaboni shumë, se po të jetë për pantallona, kostum, kravate ju vemë përpara

Kryeministri Rama duket se ka gjetur që të vërë pikat mbi i gjatë inagurimit të shkollës së Surrelit ditën e sotme.

Rama ka qenë në prani të kryebashkiakut Veliaj dhe deputetit të zonës.

Fjalën e ka nisur me “ironi” në përgjigje të ftetës që i bëri kryebashkiaku Veliaj për t’u ngjitur në podiumin e improvizuar duke marrë parasysh se nga Surreli vjen vetë Rama dhe nuk është i ftuar por i shtëpisë.

“E para punës këtu, nuk na ftojnë këto ne, ne jemi këtu, le ca na ftoni ju ne, mirë se na erdhët ju ne ne katunin tonë, është e vërtetë që na lanë cik mbrapa se e fillun, kapën veshin mbrapsh andej nga Krraba, por unë e kuptova me vonesë si ndodhte kjo, se kur i shkonin këto tonët deputetin i thoshin, por mirë mos vlla, ca doni, të gjitha i doni? Ju keni kryeministrin! A thu se kto do hanin kryeministrin, këta kanë nevojë për të gjitha. Më vjen mirë që sot ka përfunduar ky projekt, te shkolla kemi ardhur disa herë se këtu kemi pasur edhe votimet e fitoreve të Surrelit e shkolla ka qenë në gjendje të keq.

Drejtori më thoshte që nuk është investuar që në vitin 69 kur unë isha sa Zaho, 5 vjec. Gjithçka është bërë me shumë cilësi, si kudo ku lali Eri vë dorë, e përpiqet që të jenë shembuj, jo vetëm për të krijuar kushte optimale, atyre që vijnë në shkollë, por edhe atyre që presin tu vijë radhë. Gjërat bëhen me radhë”- tha Rama.

Më pas, ka theksuar se Sureli pret ende shumë më tepër, pasi ka shumë nevoja ende që presin të zgjidhen.

Kujdes mos na nënvlerësoni, na merrni seriozisht, ne jemi në punën tonë, mos na shifni kshu që ne jemi me shallvare se gaboni shumë, se po të jetë për pantallona, kostum, kravate ju vemë përpara. E patë atë cunin atje, në kopsht ai asnjë deputet nuk vishet si ai po qe puna për kostum. Mos na shifni modestë, por mos na provokoni”- përfundoi Rama.

Loading...