Në seancën e sotme parlamentare nuk munguan replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit te opozites se re Kujtim Gjuzi, ku jane perfshire ne ironite e ndersjella edhe veshjet.
Ky i fundit ndërhyri teksa kryeministri fliste për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve. Por Rama u kap me veshjen e Gjuzit.
Edi Rama: Naltmadhni, të lutem mbaj fronin!
Kujtim Gjuzi: Fronin e ka Princ Leka…
Edi Rama: Ke një kontradiktë, edhe Gjuz, edhe naltmadhni nuk përputhen. Edhe kur përdor kravatë fute këmishën brenda. Se është në Kodin e Veshjes.
Këmisha jashtë, jaka zbërthyer. Edhe ashtu, edhe kështu, I bie pastaj edhe mbret, edhe Gjuz. Nuk shkon.
Loading...