Edi Rama kritikoi opozitën e cila sipas tij po kërkon qeverinë tranzitore nderkohe qe është refuzuar nga ndërkombëtarët dhe se do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike
“Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë.
I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve.
E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero.
Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje ata që nuk duan”, u shpreh Kryeminstri.