Rama: “Kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë…”

Angazhimi i ushtrisë pa vendim qeverie dhe leje nga Kuvendi ka shkaktuar mjaft reagime gjatë orëve të fundit ndaj qeverisë.


Nisur nga kjo, kryeministri Rama ka publikuar foton e disa ushtarëve italianë duke pastrulluar në aeroportin e Venecias duke thënë se kjo ndodh në të gjithë botën.

“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.

Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë.

 Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – shkruan Rama në Instagram.

Loading...