Rama: Kushdo që e quan Hashim Thaçin tradhtar, ai është gomar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kushdo që e quan tradhtar presidentin Hashim Thaçi, ai është gomar.
Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, edhe një herë ka treguar mbështetjen e tij për presidentin Hashim Thaçi.

“Sa i përket korrigjimit, Hashim Thaçi është president, është komandant i forcave dhe kush ngreh dorën dhe thotë se Hashim Thaçi është tradhtar, ai është gomar”, u përgjigj Rama në pyetjen e gazetarëve në lidhje me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë po ashtu se Kosova ka bërë gjënë e duhur që ka vendosur vijën kufitare me Malin e Zi.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është duke treguar dyfytyrësi me Kosovën, për shkak se kjo ishte një kusht që i ka vënë BE-ja Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk po e zbaton atë. /Lajmi.net/

Loading...