Kryeministri Edi Rama thotë se është mbyllur greva në Ballsh.
Ai u bën thirrje naftëtarëve që të caktojnë një përfaqësi dhe nesër do të shkojë Rama atje.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh!
Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku!
Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju””-shkruan Rama në Twitter.
Loading...