Rama: Lamtumirë Baxhak!

Kryemisnitri i vendit, Edi Rama ka reaguar për vdekjen e parakohshme të publicistit dhe gazetarit të njohur, Fatos Baxhakut për të cilin thotë se ishte njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi.

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…
Lamtumirë Baxhak”, shkruan Rama

Loading...