Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier tha se vendi nuk mund t’i besohet më Lulzim Bashës që është një kukull në PD dhe vendi të bjerë në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës që e kthyen Shqipërinë në plaçkë të bërë copash. Rama tha se mandati i tretë duhet pikërisht që të mos kthehen pas ndryshimet e nisura.
“Luli thotë pse merresh me mua, po me këtë të merrem. Në fakt me Lulin nuk duhet të merreshim fare se është thjeshtë një kukull, është Gjino që shërben për të krijuar një dasmë dhe ka një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë atje dihet që është Iliri.
Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Por Marigoja është Shqipëria që kërkon ta kthejë në një plaçkë që e ka bërë copash. Kjo s’ka për të ndodhur më, pasi ne do e ngremë në një nivel tjetër dhe do e bëjnë të pakthyeshëm këtë gjë dhe për këtë duhet mandati i tretë. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar atë që kemi arritur dhe krijuar kushtet për të krijuar kushtet që ky kthim pas të mos ndodh më”, tha Rama.