Rama: Luli është si kukull, po s’e tunde fle

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke e quajtur këtë të fundit një kukull që “që po nuk i tunde flenë, kur tundet hap syte dhe nxjerrin këngën në formë ninulle për të vënë beben në gjumë”.

Rama theksoi se mandati i tretë për PS-në duhet që reformat e nisura të mos kthehen pas, si dhe “që Ilir Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, pushtetit të tyre, pasurive të tyre dhe të gjithë privilegjeve”.
Rama: Për ne fushata është një sfidë. Përballja që kemi është një sfidë. Por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zmbrapsja përfundimtare e virusit nga jetët tona. Të tjerat vijnë të gjithë. Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Nuk mund ti thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik dhe të çojmë mesazhin më të gabuar tek ata që na shohin, mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me shtetin, ligjin.
Përçon mesazhin e vdekjes kudo tek ata që e shihni të mbledhur ashtu bashkë rraqe rraqe kiki ko, siç thoshim dikur kur nuk kishim telefona për të luajtur. Mandati i tretë nuk është inerci në nevojën apo dëshirën për pushtet.

-Mandati i tretë nuk është për karrigen e askujt përfshirën edhe karrigen time. Është që Shqipëria mos të kthehet më kurrë mbrapa. Me mandati i tretë ne i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.

Bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe ardhjen në fuqi në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta do të thotë humbje e të gjitha këtyre përpjekjeve dhe sakrificave. Kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më.

-Mandati i tretë do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë dhe që çështja e pronës e cila me kaq shumë mund dhe përpjekje është futur në rrugën e mbylljes përfundimtare si një problem në mes të sofrës shqiptare të mos vihet në diskutim.

– Mandati i tretë do të thotë që politika të mos iu bëj më asgjë mësuesve, mjekëve, infermiereve dhe as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre, e kundërta do të thotë rikthim mbas dhe vrasje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi.

– Mandati i tretë eshtë që taksa e sheshte të mos guxojë të kthehet më si një fantazmë kërcënuese për të gjithë ata që taksojnë më pak. Kush fiton më pak duhet dhe do paguajë më pak dhe e kundërta.

– Mandati i tretë eshtë heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, pushtetit të tyre, pasurive të tyre dhe të gjithë privilegjeve dhe natyrisht kur vjen puna edhe Luli s’ka si e merr një shans se Luli nuk është Luli, ai është Saliu, Iliri, Monika, Luli është një kukull. Si ato kukullat që po nuk i tunde flenë, kur tundet hap syte dhe nxjerrin këngën në formë ninulle për të vënë beben në gjumë. Luli është një kukull e tundur kur ne e shohim dhe kur zhduket nga ekrani fle.

– Mandati i tretë eshtë në thelb një mandat për të mos lënë në mes një punë të nisur në çdo drejtim. Një punë që duhet të vazhdojë me patjetër e që ka filluar të japë rezultate por ende nuk ka sjellë rezultatet që duhen.

Loading...