“Duke nisur nga e hëna e 1 Qershorit do të hapim kufijtë tokësor me fqinjët, për të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia”.
Kryeministri tha se nga 1 Qershori plazhet do të hapen vetëm për hotelet dhe nga 10 Qershori për të gjithë qytetarët.
“Por ende jo plazhet. Kam marrë të shara me libër shtëpie dje nga pushues që i kishte ngritur policia. Nuk ka problem. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes.
Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Ne do t’i hapim nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë pa përjashtim”.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se “kjo do të jetë java e fundit e kufizimit dhe orareve në Tiranë dhe të gjithë qytetet e tjera, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela të tjera”.
Deri në fund të muajit, Kryeministri u shpreh më tej se qeveria do të ketë strategjinë e re për transportin publik, duke e hapur pjesë-pjesë.