Rama: Mbajtja e shkollave mbyllur! S’ngremë dot mure të larta kundër virusit, por do respektojmë masat

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbajtja shkollave të mbyllur, nuk ka qenë një opsion nga ana e qeverisë. Ai tha se është e pritshme që numri i të infektuarve do të rritjet, nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, por e gjitha varet nga mënyra se si do të respektohen masat.

“Numrat vetëvetiu do të rriten, këtë e dimë nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, një hapje e madhe brenda gjithë hapësirë tani më të hapur të Shqipërisë, që do të shtojnë numrat, por ka rritje e rritje dhe mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme që është një rritje katastrofike, ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne duam të dytën, shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati dhe rezultati nuk është një notë, por është shëndeti i fëmijëve.
Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve”, tha Rama.

Loading...