Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka komentuar dhe vendimin e kryebashkiakes së Shkodrës për të mos e lejuar Edi Ramën të organizojë fushatën elektorale të PS-së në pedonalen e qytetit.
“Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. “ u shpreh Rama duke kujtuar masakrën e 2 prillit 1991 kur në Shkodër u vranë Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra protestues para Komitetit të Partisë së Punës.
Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor siç përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme“, deklaroi Rama.