Rama: Mbi 300 mijë turistë në Gjirokastër, do shkojnë gjysmë milioni

Kryeministri Rama inspektoi punimet ne Sheshin e Çerçizit në Gjirokastër. Ai thotë se këtë vit qytetin e vizituan mbi 300 mijë turistë ndërsa shumë shpejtë kjo shifër do të shkojë në gjysmë milioni.

Postini i plotë i Ramës

“Gjirokastër – Kantieri i Sheshit të Çerçizit, ku po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore të qytetit të rilindur të UNESCO-s, e cila do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët, duke çliruar frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysëm milionë turistëve‍♀️✅

*kur nisëm Rilindjen Urbane Gjirokastra mezi arrinte të numëronte kokërr më kokërr 6 mijë e 900 vizitorë

#VetëmPërpara➡️, shkruan Rama.

Loading...