Rama mbyll fushatën në Tiranë: Zaho donte të vinte, por nuk e la Linda

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste në Tiranë e ka nisur me një përshëndetje për djalin e tij Zaho.

Rama në fjalën e tij thekosi se i biri kishte kërkuar që të ishte pjesë e aktivitetit, por se nuk ishte lejuar nga e ëma Linda, e cila i kishte thënë se nuk mund të shkonte pasi nuk mund të votonte.
“Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte por linda i tha se nuk mund të shkosh atje sepse nuk voton. Zaho i tha kur do të votoj unë kur te rritesh, por kur unë do të rritem do më votosh mua?

Unë nuk i thash Zahos se kur të arrish këtu te unë duhet të bësh shumë patronazhistë. Gjithë gratë dhe burrat dhe të gjithë ato që megjithëse kanë dalë në pesnion nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes sonë”, ka thënë Rama.

Loading...