Kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni po zhvillon mbrëmjen e sotme një koncert në teatrin antik të Butrintit, ku po prezanton për herë të parë para publikut shqiptar 11 këngë të albumit të saj më të fundit.
I shoqëruar edhe nga ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë familjarisht koncertin e Carla Brunit, një event që vjen në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.
“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.
Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010. /atsh