Rama: Me fshatin e nonës dhe të nënës time, ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një video nga fshati turistik i Himarës, Vuno.

Rama e prezanton si fshatin e gjyshes dhe nënës së tij, ku urtësia e të parëve, kalldrëmi qindra vjeçar dhe shtëpitë kurorë rrëfejnë historikun e zonës.

Më tej, ai i fton shqiptarët dhe i uron një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve dhe mëmave.

‘MIRËMËNGJES dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time, ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona’, shkruan Rama.

Loading...