Rama me kreun e NATO-s në konferencën për shtyp: “Konflikti politik nuk i shërben vendit”

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pak orë para protestës së opozitës deklaroi se konflikti politik nuk i shërben vendit dhe as procesit integrues të Shqipërisë.

Me Sekretarin e Përgjithshëm, Rama tha se diskutoi mbi për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, por edhe për kontributin buxhetor të Shqipërisë për mbrojtjen.

Edi Rama: Vizita është një afirmim i vëmendjes dhe i kujdesit ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s.

Kemi ndarë dhe përshtypjen se Forcat tona të Armatosura kudo ku kanë kontribuar kanë shfaqur aftësi të spikatura operacionale.

Kemi diskutuar dhe për kontributin buxhetor për mbrojtjen.

Dua ti përcjell edhe publikisht familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin tonë të NATO-s në Letoni shprehjen e ngushëllimeve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Kemi diskutuar dhe për këtë moment politik që po kalon vendi jonë, qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit dhe konfliktit politik që nuk i shërben vendit.I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit por mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.

Loading...