Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se posti i presidentit ishte posti më i rëndësishëm që kishte pasur gjatë karrierës politike. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk e kishte dëmtuar duke e bërë president, por përkundrazi, nëse posti i presidentit nuk do kishte qenë i rëndësishëm, nuk do ishin përpjekur për ta shkarkuar.
Meta: Më mori në qafë dhe më bëri president? Ku ka si të jesh president. Është posti më i rëndësishëm që kam pasur ndonjëherë. S e di pastaj nëse nuk ju duket më i rëndësishmi. Kur nuk është i rëndësishëm pse e trazon presidentin?, pse kërkonin të më hiqnin nga posti?
Loading...