Rama: Më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e dytë të këtij viti me një video të spitaleve në vend. Pamjet tregojnë spitale të rikonstruktuara, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se më e keqja është hedhur pas krahëve.

“MIRËMËNGJES
Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në video shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.

“Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet ajo.

Loading...