Çfarë ka ndodhur që s’ka ndodhur më parë dhe në kohën e ndezur të debatit të tarifës, Kosova ka qenë pjesëmarrëse dhe është ulur në tavolinë, ku secili ka mbajtur pozicionin e tij. Kjo s’ka penguar vijimin e diskutimit. Nuk di të ketë pasur ndonjë zgjidhje në botë duke u vetëizoluar”-, tha kryeministri Rama, duke folur për mediet shqiptare pas samitit të Ohrit.
“Jam i befasuar nga deklarata e Isa Mustafës. Të flasësh për këtë proces për një proces që rikrijon Jugosllavinë është e tepërt dhe jo fort elegante. Çfarë është Shengeni ballkanik dhe lajmi këtu është pjesëmarrja e Serbisë. Pasi kjo nisëm është refuzuar nga BE dhe Serbia, të cilat e kanë parë si kërcënim. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim sepse sheh interes që të përfitojë nga shtetet e tjera ne kundërvihemi. Sa herë është folur për hapjen e kufijve, është vënë kuja për Shqipërinë e madhe.
Unë i kam thënë Vuçiç se nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë ne nuk përfshihemi. Kam dëgjuar nga Albin Kurti që ka thënë se Kosova është mirë të jetë në tryeza por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind njeri. Janë liderët e Kosovës që vendosin”-, tha Rama.
“Nuk kemi marrë ndonjë nismë ta pa-dakordësuar nga 6 vendet. Fakti është se kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk është një nismë për të shpikur ndonjë gjë të re.
Këto janë qasje dritëshkurtra të atyre që bëjnë sikur nuk kuptojnë.
Unë se bëjë këtë as për Serbinë, as për Malin e Zi, as për Bosnjen, as për Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë dhe Kosovën. Për Shqipërinë, se këto vende drejtohen nga të tjerë njerëz, unë skam asnjë lidhje dhe asnjë kapacitet për të punuar dhe folur për interest e tyre, por kam interes Shqipërinë, por nëse heqim kufirin, dhe realizojmë lëvizjen e lirë të plotë, gjë që nuk e bëjmë dot vetëm, pasi nuk të lë njëri ta bësh, të bllokojnë nga katër anët, se s’jemi as SHBA dhe as Kina, por jemi dy shtete shqiptare, që jemi të vegjël, por që duhet të bëjmë gjërat me vizion. Si t’ja u shpjegojë unë juve një gjë që është gjëja më e qartë dhe që është ndoshta e vetmja gjë si dritë e diellit, pa Serbinë në këtë proces nuk mund të hiqen kufijtë, është dhe Bosnja që është kundër, por është një tjetër aktor më me pak revelancë”-, tha Rama. /atsh