Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë, por krahas kësaj do të ketë edhe rrugë të tjera pa pagesë por me kushte të tjera.
Sipas Ramës, ky koncesion kap vlerën vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP.
Edi Rama deklaroi:
”Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit.
Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë.
Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. Të sulmuara egërsisht nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje që ne jemi përpjekur të bëjmë.
Më pas në kushtet e një situate të re të krijuar kur u angazhuam në paktin për Universitetin, ne zhvendosëm gjithë volumin e Thumanë- Kashar, tek transformimi i të gjitha kushteve të jetesës dhe të mësimit të studentëve. Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.”- tha Rama.