Rama ndan lajmin: Shqipëria arriti standardet evropiane për cilësinë e ujërave në dete dhe lumenj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria ka arritur standardet evropiane në parametrat që matin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj.

Në një status në Facebook, Kreu i qeverisë i referohet Agjencisë Europiane të mjedisit ku shkruan:
“Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit. Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj”.

Loading...