Rama ndan videon në darkën zyrtare me Presidentin Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe është mbajtur Forumi i Paqes në Paris.

Rama ka shpërndarë në Facebook, video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me presidentin Macron, teksa shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete.

Loading...