Rama në burgun e grave/ Pashë një pikturë, dhe në momentin që do më shitet një pikturë e imja do blej atë pikturën aty

Kryeminstri Edi Rama deklaroi se do të shesë një pikturë të tij, dhe me ato para do të blejë një prej pikturave që i ra në sy gjatë vizitës në Burgun e grave në kryeqytet.

“Pashë një pikturë, dhe në momentin që do më shitet një pikturë e imja do blej atë pikturën aty. Jo për bamirësi por nëse ajo do stampohej, do duhet një sy specialisti për të kuptuar se nuk është kryevepër e fillimit të shekullit 20.

Mbase këto vepra që janë aty në mur të shohin dritën jashtë atyre mureve, të krijojmë një ekonomi të vogël të institucionit që nuk është e vogël për secilën individualisht”, tha Rama.

Loading...