Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier.
Ai deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.
“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël.
Të nxjerrësh çdo muaj 9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua. Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih “Përputhen”, tha Rama.
Ndërsa u ndal tek pandemia, kryeministri theksoi se vaksinimi do të vazhdojë për të fituar betejën dhe për të dalë nga tuneli i pandemisë.