Rama/ Ne garantojmë vazhdimësi normale të qeverisjes vendore

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021.

Me këtë deklaratë Rama duket se i ka dhënë përgjigje kësisoj opozitës që kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në lidhje me Presidentin dhe konfliktin me të, Rama u shpreh se nuk ka asnjë komunikim dhe për pasojë është në ngerç edhe shpallja e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë ku janë rrëzuar kryetarët, si Shkodër e Vorë.

“Procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të partisë në rrethe ecen diku më shpejt diku më ngadalë, na duhen energji të reja, ripërtëritje, sepse zgjedhjet duken larg, por ato janë nesër sepse qershori i 2021 është shumë afër”, tha Rama.

Deklarata e Ramës për Metën:
“S’kemi asnjë komunikimi. Situata post zgjedhore krijoi ngërçin me dekrete dhe zhdekrete. Ne garantojmë vazhdimësi normale të qeverisjes vendore. Përsa i përket Shkodrës s’ka një vendim. Situata atje është më e rëndë sepse ka kryetar por që s’është kryetar. Pra në këtë aspekt ka vakuum, por sështë në dorën tonë dhe s’kemi si e zgjidhim”, theksoi Rama.

Loading...