Rama në Itali, pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Shefi i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij italian, Giuseppe Conte.

Kjo vizitë zyrtare e Edi Ramës vjen pak ditë pas vizitës që kreu në Tiranë kryeministri italian, ndërsa theksoi se mbështetja e Italisë ka qenë dhe do jetë e vazhdueshme për Shqipërinë.

Pas pritjes zyrtare, mësohet se dy kryeministrat do të mbajnë një deklaratë të përbashkët para mediave vendase, ku dhe do zbulojnë detaje mbi atë se çfarë kanë diskutuar.

Loading...