Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e Libofshës ku ka dhënë disa leje legalizimi.
Rama ka folur për protestën e banorëve të Unazës së Re, e cila sipas tij është një konflikt e cila po përdoret nga opozita për qëllime politike.
“Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, sepse i bie që gjithë populli që paguan taksa të punojë për të paguar ata të cilët janë të palegalizueshëm. Nuk mund të legalizojmë në kurriz të taksave të familjeve, nuk është e mundur. E dhimbshme por e thjeshtë. Mua nuk po më mundin dot me votë dhe po i vënë f.lakën ku t’i dalë”, u shpreh Rama.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije se familjet me banesa të palegalizuara do të marrin bonus qeraje.