Rama: Në mandatin e tretë synojmë te rrisim eksportin në shifrat e 1 mld eurove

Nga serat e një fermeri, i cili ka përfituar nga mbështetje e Skemës Kombëtare e qeverisë shqiptare, përmes AZHBR.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se objektivi për mandatin e tretë është që të kalohet 1 miliardë euro eksport. Ndërsa e konsideroi një objektiv realist, kreu i qeverisë u shpreh se bujqësia ka hyrë në një tjetër nivel.

“Ne kemi shkuar në 400 mln euro eksport. Objektivi është të kalojmë 1 miliardshin. Është objektiv i arritshëm sepse bujqësia ka kaluar në një fazë tjetër. Kjo është një punë që nuk ka konkurrencë, kam dëshirë që e gjithë zona të jetë serrë. Sa më shumë të ketë, aq më shumë persona vijnë.”

Loading...