Kjo e fundit pasi dogji mandatet ka vijuar organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore.
Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi PS i ka fituar gjithmonë.
“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin.
E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve.
Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama.
Loading...