Rama: “ne nuk kemi për çfarë të negociojmë por është domosdoshmëri të bisedojmë”.

Qeveria nuk kërkon negociata me studentët por kërkon dialog.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar studentëve që po vijojnë protestat.

“Së pari, dua ta theksoj shumë qartë se unë nuk kam kërkuar dhe qeveria nuk kërkon negociata. Qeveria kërkon dialog. Dhe studentëve u them se ka një dallim shumë të thjesht. Negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë, neve na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë komplekse”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne nuk kemi për çfarë të negociojmë por është domosdoshmëri të bisedojmë”.

“Është shumë e thjeshtë të thuash: plotëso kërkesat tona. Cilat kërkesa sepse unë kam 7-8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës, të afishuara në rrjetet sociale. Madje ne kemi angazhuar njerëz t’i mbledhin kudo që shfaqen dhe janë madje më tepër se kaq”, tha Rama./atsh

Loading...