Rama në Shishtavec: Ja kur nis ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, fluks 300 mijë udhëtarë

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot nga Shishtaveci se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë nga puna ndërtimi i Aeroportit të Kukësit.

“Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë dhe mua më ka entuziazmuar se gjithë analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin enjë biznesi tregojnë se Kukësi do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”- tha Rama.

Sipas tij, kjo sjell rritje të madhe të konsumit dhe investimeve. “Imagjinojeni vetë se cdo të thotë që 300 mijë njerëz që lëvizin përmes Kukësit për të fluturuar jashtë apo për të ardhur nga jashtë këtu. Safeti tha 300 mijë kafe më shumë në Kukës për të thënë që aeroporti sjell rritje konsumi, investimesh”- tha Rama.

Loading...