Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të Treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit që radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike.
Kreu i qeverisë thotë në postimin e tij në Twitter se e ka të pamundur të heshtë kur sheh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe “se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes”.
“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj”, shkruan Rama.
Kryeministri shton se është gënjeshtër të thuhet që gazetarët në Shqipëri janë viktima të dhunës policore. Ndërsa më tej thotë se është fantazi që gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike. Në fund, kryeministri e mbyll postimin duke thënë se nuk ka gjyqe me gazetarë pavarësisht se flitet për të tilla dhe nuk ekziston një ligj antishpifje.
“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!
Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston”, shtoi në fund Rama./tvklan.al
Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon:Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2022
Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2022