Rama në Turqi: Kam ardhur këtu për të marrë vaksina

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lajmëruar sot në Facebook e tij se ka shkuar në Stamboll. Rama bën me dije se ka shkuar në Turqi për të marrë vaksina për të luftuar covid-19. “Në Stamboll për shumë vaksina! O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”, shkruan Rama.

Mësohet se kryeministri Rama ka shkuar dje në Turqi rreth orës 16:00 për të siguruar vaksina kineze, nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe një distributori turk. Ndqërkohë kujtojmë se dy ditë më parë është zbardhur në fletoren zyrtare, akti normativ i qeverisë shqiptare me një distributor turk, por nuk janë publikuar detaje që ruhen nga sekreti tregtar.

Aktualisht Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V. Deri më tani janë kryer 27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,932 vaksinime për të moshuarit dhe 12,411 vaksinime për arsimtarët. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

Loading...