Gjatë inspektimit të bizneseve në qytetin e Vlorës, Kryeministri Edi Rama tha lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve për klientët, të cilat deri më sot qëndronin të mbyllura si pasojë e masave anti-covid.
“Sot njoftim nga Shëndetësia për hapjen e lokaleve brenda”, tha Rama, ndërsa inspektoi disa biznese të zonës duke theksuar edhe çlirimin e tyre nga tatim fitimi dhe TVSH-ja. Rama tha se nuk do të ketë më inspektime, por vetëm mbikëqyrje të punë në të zezë, duke respektuar këtu punën e punonjësve.
“Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milion . Deri tek 100 pa taksa, pa TVSH, tek 140 milionë pa taksa por me TVSH. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore” tha Rama.