Rama: “Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore,atëherë i ndalohet përjetë hyrja në ShBA dhe në vendet e BE”

Kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca është e vendosur për të bërë zgjedhje edhe pa opozitën dhe madje pa kundërshtarë në një pjesë të madhe të bashkive në vend.

Këtë gjë e ka deklaruar sërish sot kryeministri Edi Rama në një takim me kandidatët për kryetarë bashkie të cilët i ka porositur për sa më shumë takime e kontakte me njerëzit.

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kandidatëve socialistë për kryebashkiakë, që të informojnë qytetarët se cfarë ndëshkimi të rëndë ka Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenareve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor, që u shpreh i vendosur se do të mbahet më 30 qershro, datën e përcaktuar me kushtetutë.

Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore – tha Rama – atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Loading...