Rama nga OKB-ja: Moment historik, vendi nuk ka qenë kurrë më lart se kaq

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se drejtimi i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria është moment historik për vendin. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në AbcNews, Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më lart se kaq në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është një moment historik për vendin tonë, Shqipëria kurrë nuk ka qenë më lart se sot në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe drejtimi i njërës prej seancave më të rëndësishme në KS, në të paktën dekadën e fundit, nga Shqipëria në rolin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, është një përmbushje e jashtëzakonshme e një përpjekjeje jo të lehtë e një sërë vitesh pune dhe thurjeje të një pëlhure të re marrëdhëniesh me botën dhe e një politike të jashtme dinamike, dinjitoze, me vetëdijen që ne jemi një vend i vogël, por njëkohësisht me përgjegjësinë e të përfaqësuarit të të gjithë shqiptarëve me dinjitet, dhe në mënyrë të barabartë. Është vërtetë një moment krenarie për gjithë shqiptarët dhe një motiv për të kuptuar të gjithë bashkë se sa shumë mund të bëjmë nëse kemi vizionin, drejtimin dhe përkushtimin e duhur“, tha Rama.

Loading...