Rama “nis” ministrat e rinj te presidenti – Çfarë do të bëjë Meta?

Kujtojmë që Presidenti Meta në precedentin e emrit të Sandër Lleshit si kandidat për Ministër i Brendshëm fillimisht nuk e dekretoi emrin e tij.

Meta me mosdekretimin fillimisht të emrit të Lleshit krijoi një precedent të ri në marrëdhëniet midis Qeverisë dhe Presidencës në praktikën e dekretimeve.

Një nga emrat më të diskutuar në listën e kandidatëve që Rama ka çuar për dekretim te Meta është ai i Gent Cakaj, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Opozita e ka kundërshtuar emrin e tij si të papërshtatshëm për këtë post për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës politike.

Tani pritet të shikohet nëse Meta do të ketë të njëjtën sjellje si në rastin e kandidaturës së Lleshit, apo do ti dekretojë në unison emrat e përcjellë nga Rama.

Loading...