Rama nis nesër turin e falenderimeve

Kryeministri Edi Rama do të nisë nesër nga Shkodra një tur falelenderimi nëpër të gjithë vendin pas rezultatit të mirë që PS arriti në zgjedhjet vendore.

Këtë tur takimesh kryeministri Rama e njoftoi në daljen e parë për media pas zgjedhjeve në fillim të kësaj jave. Ndër të tjera ai la të kuptohet se do të shkojë edhe në Lazarat, fshatin e njohur si bastion të Partisë Demokratike për vite me radhë, por që në zgjedhjet e fundit i dha mbi 200 vota edhe Partisë Socialiste.
Pjesë e turit tim do të jetë patjetër edhe Lazarati për të folur, për të biseduar e kuptuar më shumë”, deklaroi kreu i socialistëve gjatë konferencës për media.

Argjirolajm.net mëson se Rama do të mbërrijë në Gjirokastër javën e ardhshme. Flamur Golemi fitoi zgjedhjet me 70.52% të votave krahasuar me rivalin e tij Dorjan Lani. Kandidati i PS-së fitoi gjithashtu më shume vota sesa vetë subjekti i tij politik, Partia Socialiste.

Loading...