Rama njofton nisjen e operacionit kombëtar: Ka nisur sot dhe do të shtrihet hap pas hapi…

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur sot shpërndarja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe që vijojnë të qëndrojnë në çadra, për pensionistët e vetmuar dhe për familjet më të varfra.

Duke publikuar një video në “Facebook”, ku shihen punonjësit duke ndarë ushqimet për njerëzit në nevojë, Rama nënvizon se operacioni humanitar do të shpërndahet në gjithë republikën, për shkak të izolimit të qytetarëve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Mesazhi i plotë i Edi Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🇦🇱

🔴 KA NISUR SOT DHE DO TË SHTRIHET HAP PAS HAPI NË DITËT NË VIJIM RRJETI I SOLIDARITETIT NË ÇADRAT E TË PREKURVE NGA TËRMETI, NË DYERT E PENSIONISTËVE TË VETMUAR DHE TË FAMILJEVE MË TË VARFRA

🔴 MINISTRJA E MBROJTJES DO TË UDHËHEQË KËTË OPERACION HUMANITAR NË RANG REPUBLIKE, SË BASHKU ME ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE PREFEKTËT E QARQEVE

🔴 DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM🙏

Loading...