Rama njofton rregullat e karantinës për fundjavën: Ta kaloni sa më qetë!

Kryeministri Edi Rama njofton se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” shkruan Rama.

Por si do të jetë? Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

Të dielën të gjitha mbyllur. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë.

Loading...