Rama njofton vendimet e reja: Javën e ardhshme rrisim orarin për Pazar

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e reja ku njoftoi se javën e ardhshme do të lehtësohen lêvizjet brenda qyteteve.

Njoftimi i Kryeministrit:

“ Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale.

Vigjilenca duhet të jetë maksimale, imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë. E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj.

Javën e ardhshme do e rrisim orarin për Pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë.

Dhe nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë dhe po ashtu do hapim dhe bllokun tretë të bizneseve”.

Loading...