Rama: Non Grata e Berishës fundi i botës për një lider! Basha humbës serial, bën sikur…

Kryeministri tha se qeveria nuk mund të ndryshojë asgjë për situatën në selinë blu, pasi ajo është marrë peng nga një person i cili është shpallur “Non Grata”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nga Lulzim Basha, për të cilin tha se është një “humbës serial”.
“Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh. Opozita që kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo një opozitë mendjesh. Është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull dhe tek njerëzit duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi modern. Natyrisht edhe duke dëmtuar vendin. Ne nuk mund të ndryshojmë gjësendi në atë dinamikë.

Është një pengmarrje spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë tragjikomike në përpjekje të tyre. Njëri i shpallur Non Grata nga SHBA-të, që është fundi i botës për një lider të çfardolloj organizate, për një vend si Shqipëria. Ndërsa, tjetri një humbës serial i cili flet sikur ka zbuluar Amerikën, por thjesht është peng i vetvetes.”, tha Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Loading...