Rama: “Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revoltë nga populli”

Kryeministri Edi Rama, nënjë intervistë për të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano”, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas dy protestave massive dhe dorëzimit të mandateve nga opozita.

Rama ka deklaruar se ai është i gatshëm për dialog, por mohon faktin që vendi është në kaos.

I pyetur nga media përtej Adriatikut se çfarë po ndodh në Shqipëri, kreu i qeverisë shprehet se nuk ka as kaos, as revoltë popullore.

“Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli.

Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistësh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli, pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandëshkueshmëri.

Nuk mjaftoi me kaq, pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe më të fortë në zgjedhje.

Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjetër”, shprehet Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit të kujton diktatorin e Venezuelës, Nicolas Maduro, që pavarësisht rënies ekonomike dhe largimeve masive të vendasve nga atdheu, shprehej se nuk ka krizë, por ndihmat humanitare janë “show” i Shteteve të Bashkuara.

Loading...