Rama: “Nuk ka negociata sepse nuk mund të ketë diskutime mbi kushtetutën”

Nuk ka negociata për 30 qershorin.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Ai theksoi se kushtetuta e vendit nuk mund të negociohet.

“Nuk ka negociata sepse nuk mund të ketë diskutime mbi kushtetutën”, tha Rama.

Ai theksoi se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor.

Sipas tij vec kushtetutës është edhe dekreti i presidentit që ka përcaktuar këtë datë.

Rama tha se flet për këtë gjë në emër të shumicës në Parlament dhe në popull.

“Kjo shumicë nuk e negocion kushtetutën”, tha Rama. Ai theksoi se do shikoni shumë paketa këto ditë, paketa që prodhohen këtu për arësye të ndryshme, por sic tha Rama, ato do të jenë për të mbajtur njerëzit që kanë nisur të braktisin maniftestimet e opozitës./lajmifundit.al

Loading...