“Sot më shumë se asnjëherë askush më kollaj se vetë Lulzimi nuk mund t’i tregojë shqiptarëve pse zgjidhja e tyre e vetme është dhe do të jetë kjo shumicë qeverisëse”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “unë vetë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentët”.
Më pas seanca u ndërpre për shkak të incidentit të krijuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili tentoi të godasë kryeministrin Rama.
Pas rinisjes së seancës, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thirri mbledhjen e menjëhershme të Byrosë së Kuvendit, ku do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga seancat të deputetit Hasa.
Po ashtu kryeparlamentari Ruçi ndërpreu me një orë seancën plenare. ATSH
Loading...