Kreu i qeverisë thotë se opozita po kërkon të nxit përçarje si në vitin e trazirave civile ’97.
Reagimi i Rames
“Honxhobonxhoja është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendim përballë faktit, po nuk ndryshon as argument”, thotë një fjalë e mençur.
Dhe meqë këta honxhobonxhot vazhdojnë merren me qeverinë, sepse duan të vrasin me një gur dy zogj, duke synuar nga një anë të nxisin mllef e përçarje mes popullit e qeverisë që po luftojnë së bashku, e nga ana tjetër shkatërrimin e arkës së shtetit për të nxitur rrëmuja më pas si në 97-ën, ja se kush tjetër ka bërë fiks të njëjtën gjë për qiratë:
Gjermania – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qiradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjendjen e shkaktuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.
Franca – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatëvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavarësisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të përcaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qiratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.
E pra balona tabake që ne quajmë gabimisht opozitë, ta harrojë se i bën dot Shqipërisë atë që as armiku i padukshëm nuk ka për t’ia bërë dot, sepse koha kur ky vend u katandis në balonë tauke nga këta honxhobonxh ka vdekur dhe nuk kthehet më!
*Shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të aktit normativ mbi qiratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe më qartë, se unë dhe kjo qeveri, jemi me ta dhe për ta.