Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj,” thotë Rama
(Balkanweb)
Loading...